Kjo verë do të mbahet mend gjatë, sigurohuni ta keni gjithmonë me vete
Vera e 2020 do të mbahet mend gjatë, pavarësisht se nuk do të ketë shthurje, shkuma parti, plazhe te virgjëra, aventuara të çmendura apo hotete me 5 yje.
Do të mbahet mend gjatë për të gjitha planet që na i la në letër dhe për të gjitha anullimet që solli.
Prandaj në qoftë se ti ke arritur të shkosh në plazh këtë vit, konsideroje veten me fat.
Merre me vete një copëz det, për ta treguar ndër breza historinë e pandemisë, por edhe për t’i mbajtur fëmijët e zënë rreth bregut.
Fute detin në një shishe dhe rendite krah suvenireve të botës së lirë, në të cilën jetonim dikur!
Ndiqni më poshtë videon për një ide më të qartë.