Të rinjtë po shfaqin shenja të rënda, mjekja tregon sa prej tyre ndodhen në terapi intensive

Mjekja infeksioniste Entela Kolovani ka dhënë një intervistë për “Abc News”. Ajo ka treguar se përgjatë këtyre ditëve Covidi ka prekur të gjitha grupmoshat. Mjekja tha se në spital ndodhen dhe të rinj, një prej tyre në terapi intensive.

“Janë të sëmurë që paraqiten nga simptomat mesatare deri në ato më të agravuara. Në këto ditë që jemi në një fluks më të ri të rasteve i kemi parë të gjitha grupmoshat. Duke filluar në nga 20-30 vjeçarët deri tek grupmosha e tretë. Në momentin që flasim relativisht mund të themi që janë të rinj, kemi një pacient në terapi intensive”, u shpreh Kolovani.

Share With:
Translate »
578 Views