Rekord i ri numër të infektuarish nga Covid-19, 4 persona humbin jetën në 24 orët e fundit

Katër pacientë ndërruan jetë ditën e sotme nga koronavirusi, ndërsa u shënua një numër rekord të infektuarish, 126, si asnjëherë më parë brenda 24 orëve. Fatkeqësisht nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Shifrat e të infektuarve janë alarmante. Në 24 orët e fundit u kryen 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga  raste 9 në Kavajë,  Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.  Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (26 Korrik 2020)

Testime totale                     38683

Raste pozitive                     4763

Raste të shëruara               2682

Raste Aktive                       1943

Humbje jete                        138 (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1056

Durrës                  220

Shkodër               203

Vlorë                     100

Lezhë                    84

Korçë                    69

Fier                        58

Elbasan                 48

Kukës                    37

Berat                     31

Gjirokastër            19

Dibër                     18

Share With:
Translate »
683 Views