Epidemiologu jep lajmin e mirë për nxënësit: Transmetimi i Covid-19 në shkolla, i kufizuar

Ditët e fundit në mediet botërore ka qarkulluar lajmi se ka gjasa që me nisjen e shkollave, virusi do të përhapet edhe më shumë, sidomos në këto ambiente ku studiohet. Ndërkohë, epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka publikuar në Facebook një studim të bërë në shkollat australiane, ku thuhet se transmetimi i virusit në shkolla ka qenë i kufizuar deri më sot. Sipas mjekut, të dhënat tregojnë se, transmetimi në institucionet arsimore mund të qëndrojë i kufizuar, nëse rritet ndërgjegjësimi komunitar, implementohen strategjitë e higjienës, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Ja postimi i plotë në Facebook!

“Lajm i mirë mbi nxënësit miqtë e mi!

Në shtetin Neë South Wales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se transmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

Pse ka rëndësi Australia?

Dy arsye:
Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi.
Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat!

Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSË-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020.
6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19.
521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar.
319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).

44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”).
ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA!
ASNJË I VETËM!

Përfundimet e NCIRS:
U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë.
Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar.
Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.
Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishmë pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë.
Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse:
rritet ndërgjegjësimi komunitar,
implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit,
qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!”/K.C/dritare.net

Epidemiologu jep lajmin e mirë për nxënësit: Transmetimi iEpidemiologu jep lajmin e mirë për nxënësit: Transmetimi iEpidemiologu jep lajmin e mirë për nxënësit: Transmetimi i

Share With:
Translate »
466 Views