Emocionuese, momenti kur 4 vjeçari pa këmbë ecën për herë të parë me proteza
Pamjet mallëngjyese tregojnë një moment magjik, një djal i vogël i cili humbi të dyja këmbët shihet duke ecur për herë të parë drejt krahëve të gjyshes së tij.
William Reckless, katër vjeç prej kohësh ka luftuar me një infefksion shkatwrrues i cili u detyrua ti nënshtrohej trajtimeve të shumta dhe për fat të keq humbi të dyja këmbët.
Sidoqoftë, një video e cila është postuar së fundmi në internet tregon se William ka bërë një përparim të mahnitshëm. Ai ka veshur proteza dhe shihet duke ecur drejt gjyshes së tij.
Ajo mban krahët hapur dhe inkurajon illiamin duke numëruar hapat që ai po bën.
“Eja shoku , ti mund ta bësh. Vazhdo edhe më pak më shumë.”-thotë ajo.
William arrin t’ja dalë me sukses dhe në fund shpërblehet me një puthje.


