Nëna tenton vetvrasjen pasi fëmija mbytet me biberon

(Foto ilustruese)

Mediat greke ditën e sotme raportuan një tjetër lajm të kronikës së zezë.

Një 30-vjeçare ka tentuar të vetëvritet, të hidhej nga ballkoni pasi foshnja e saj 4 muajsh humbi jetën pasi u mbyt me biberon në gojë.

Sipas asaj çfarë raporton top-news.com, 30-vjeçarja vuri foshnjen mbrëmjen e djeshme në gjumë e duke i lënë biberonin në gojë që të usheqehej me qumësht, por që fatkeqsisht humbi jetën pasi u mbyt.

E renduar psikologjikisht, gruaja tani ndodhet në spital për kurim, sakaq nga ana tjetër pritet të dalë ekzaminimi mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut zyrtar të vdekjes së foshnjes.

Share With:
Translate »
326 Views