E tmerrshme/ Nëna lë vetëm vajzën që ishte duke vdekur dhe shkon në pub

“Nëna më e keqe”, kështu e kanë quajtur në Britani Sharon Goldie, një nënë 45-vjeçare, e cila e la vetëm vajzën e saj të sëmurë 13-vjeçare, Robyn dhe shkoi me shoqërinë në pub.

“Kërkon vetëm vëmendje”, kishin qenë fjalët e 45-vjeçares, që i ishte hakërryer vajzës kur ajo kishte dalë jashtë e i kishte kërkuar fqinjëve të thërrisnin ambulancën sepse nuk merrte dot frymë dhe kishte dhimbje të forta në trup.

Robyn kishte pësuar çarje të stomakut, por e ëma thjesht i jepte qetësues. Kur u kthye nga klubi, nuk shkoi të kontrollonte se si ishte Robyn, por doli me një mik në verandë. Ishte ai që shkoi ta shihte ç’po bënte 13-vjeçarja dhe e gjeti të vdekur në divan.

Gruaja u deklarua fajtore përpara gjykatës përballë akuzave për keqtrajtim dhe neglizhim të fëmijës.

Share With:
Translate »
312 Views