Flet Indrit Bajraktari: U rrëzuam të dy nga motorri, Enisën dhe familjen e saj e njoh
Indrit Bajraktari, i arrestuar për mbytjen e 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë është lënë në burg nga gjykata.
25-vjeçari ka folur për herë të parë rreth ngjarjes në seancën e mbajtur sot nga gjykata ku ka deklaruar se të dy janë rrëzuar nga mjeti.
“Abcnews.al” mëson se Bajraktari është shprehur se ka rënë pa ndjenja dhe se nuk mban mend asgjë.
“Kur jam kthjelluar, ka ardhur një çift me motor dhe më kanë thënë se do njoftojnë që të më marrin. Kam pasur frikë, nuk e dija se çfarë ka ndodhur dhe ndaj tentova të largohesha.”
Më tej i riu është shprehur se vajzën e ka njohur pasi njeh dhe familjen, “sepse e ka motrën në Angli”.
“Nuk kemi pasur jelek shpëtimi. Unë kam qenë duke i dhënë motorit dhe jemi larguar shumë nga bregu. Nga era dhe nga dallgët kemi rënë të dy nga motori,” është shprehur më tej Bajraktari.