STUDIMI/ Qumështi i gjirit te grave do të jetë një shpëtim për të sëmurët me Covid-19, ja çfarë thonë ekspertët

Një studim i publikuar nga Daily Mail tregon sesi qumështi i gjirit të grave që kanë kaluar më parë virusin, do të jetë shpëtim për të prekurit e tjerë.

Studiuesit Hollandezë pretendojnë se kanë gjetur antitrupa në qumështin e gjirit të 30 nënave pasi ato u shëruan nga Covid-19.

Prandaj qumështi i gjirit mund të përdoret për të mbrojtur njerëzit më të prekur në rast të një valë të dytë, pohuan ekspertët.

Ata thanë se mënyra më e mirë për të provuar këtë nuk do të ishte një pije, por përkundrazi duke thithur një copë akulli me përbërje qumështin e gjirit.

Kjo, thonë ata, u jep antitrupave më shumë një shans për t’u lidhur në mukozën e gojës dhe rrugëve të frymëmarrjes, ku ata mund të parandalojnë që koronavirusi të përhapet më tej në trup.

Mijëra gra janë bërë mbështëtëse të një fushate që iu kërkon atyre të dhurojnë 100 ml qumësht gjiri për studime të mëtejshme.

Sipas NHS (partneri kombëtar i informacionit dhe teknologjisë për kujdesin shëndetësor dhe shoqëror), ky qumësht i trashë dhe i verdhë (kolostrum) i prodhuar ditët e para pas lindjes, është veçanërisht i pasur me antitrupa kundër viruseve të tjerë.

Share With:
Translate »
257 Views