Policia qëllon me armë një afro-amerikan në sy të fëmijëve, Amerika sërish në protestë

Një afro-amerikan është qëlluar plot shtatë herë me armë në SHBA, në sytë e 3 fëmijëve të tij të mitur. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Wisconsin. Policia e ka ndaluar 29-vjeçarin në makinën e tij, por ky i fundit nuk ka pranuar të flasë. Si pasojë, polici e ka qëlluar në shpinë.

Jacob Blake u dërgua menjëherë në spital pas të shtënave dhe mësohet se gjendja shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me incidentin, kanë reaguar menjëherë familjarët edhe fqinjët e Blake, të cilët janë bashkuar dhe kanë nisur protestat në zonën e Kenosha-s.

Edhe guvernatori i Wisconsin e dënoi ashpër ngjarjen dhe dënimin e policëve e cilësoi si mjaft të tepruar.

Share With:
Translate »
446 Views