U shpërthen granata në oborrin e shtëpisë, vdes 6-vjeçari, plagoset fëmija tjetër në Gramsh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh. Dy fëmijë, po luanin në oborrin e shtëpisë me një granatë të vjetër, e cila ka shpërthyer. Për pasojë njëri nga fëmijët ka vdekur, ndërsa tjetri është në spital.
“Gramsh/ Informacion paraprak Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.