‘Skandal ba’, skandal’, Rudina Dembacaj rrënqeth me fjalët për të atin e ndjerë

Pak kohë më parë aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj humbi një ndër njerëzit më të shtrenjtë për të. I ati i saj u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Rudina ishte shumë e lidhur me të atin dhe përgjatë kësaj kohe i ka dedikuar shpesh fjalë nga më të ndjerat, siç ka bërë dhe së fundmi. Ajo ka publikuar një foto krah babait në Instastory, ku lë të kuptohet që ende i duket e pabesueshme ikja e tij.

“Domethënë unë nuk do të prek më? Nuk do të puth më? Nuk do të qesh më me humorin tënd? Skandal ba, skandal,” ka shkruar Rudina.

Share With:
Translate »
438 Views