Elvana Gjata nuk mund të ishte më krenare për motrën: Krenaria ime

Pak orë më parë, Besa Kokëdhima ndau me të gjithë lajmin e bukur se mikesha e saj, njëkohësisht motra e Elvana Gjatës, soprano Migena Gjata ka hapur shkollën e saj të kantos në Gjermani. Por sigurisht që ky lajm nuk mund ta linte Elvanën indiferente, e cila duket se ndihet motra më krenare.  “Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare që sapo plotësove një nga ëndrrat e tua më të vjetra
Shkolla jote e Këndimit!
Në Dusseldorf.
Këngëtarët e rinj do të jenë me fat që të punojnë me ty, unë isha!”, shkruan Elvana në postimin e saj. Ky lajm me siguri nuk ka entuziasmuar vetēm familjarët e saj, por edhe shqiptarët në Gjermani që tashmë njohin një tjetër sukses të një vajze shqiptare.

Share With:
Translate »
406 Views