25-vjeçarja 2 muajshe e gjysmë shtatzënë: Ish i dashuri më dhunon, dua të abortoj fëmijën

Shtatzënia duhet të konsiderohet si një ndër momentet më të bukrua në jetën e një gruaje dhe një nëne të re. Por nuk ndodh kjo në çdo situatë. Është ky rasti i një vajze të re e cila ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania ndërsa deklaron se është 2 muajshe e gjysmë shtatzënë.

Nuk kërkon ndihmë ekonomike për të sjellë në jetë fëmijën përkundrazi. Vajza kërkon 100 mijë lekë për të abortuar foshnjen pasi kërcënohet me jetë prej djalit që e ka lënë shtatzënë.

Ajo rrëfen se nuk ka asnjë burim të ardhurash ndërsa familjes nuk i tregon dot.

Vajza e re se jeton vetëm prej vitesh po gjithçka është vështirësuar për të vitin e fundit pasi kërcënohet vazhdimisht prej ish-të dashurit i cili e ka lënë dhe shtatzënë.

Ndërsa pyetet përse nuk kërkon ndihmë ekonomike për të vijuar jetën 25-vjeçarja tregon se nëse kjondodh ish i dashuri e vret bashkë me fëmijën madje ai e ka lidhur dikur 3 ditë pas një peme dhe e kanë shpëtuar rastësisht prej njerëzve.

25-vjeçarja: “Prsh JOQ! Ju lutem pubikojeni rastin tim ndoshta dikush do me ndihmoj… Jam nje vajz 25 vjece…Kam qen ne nje lidhje me nje djale i cili me dhunonte dhe kercenonte gjate gjith kohes…Rasti fundit ka ndodhur para 10 diteve me ka dhunuar ne gjendje shum te rend…Un jam shtatzan 2 muajsh e gjysem dhe dua te bej abort po nuk kam asnje te ardhur dhe familjes nuk i tregoj dot…Ju lutem dikush tme ndihmoj me 100 mij lek te vjetra te abortoj sepse kushtet e mia me detyrojn ta bej kte mekat….Ju lutem publikojeni…”
JOQ Albania: Pershendetje! Për sa i përket dhunës ju duhet t’a denonconi në polici.
25-vjeçarja: “I kam ber denoncim ndenji 3 dit doli me lek, esht hera e 3 qe ndodh kshu”
JOQ Albania: Zonje me kë jetoni ? Vetëm, me familjen apo bashkëjetoni?
25-vjeçarja: “kam 5 vite qe jetoj vetem….Un kam punuar gjithmon por kte vitin e fundit skam mundur te punoj sepse kam qen e kercenuar dhe dhunuar nga ai djali qe kam pasur…dhe tani dua te bej abortin dhe te filloj 1 pun….doja tma publikonit rastin dhe ato lek personit qe do me ndihmonte do ja ktheja serisht se as me ulin as me.ngren ato lek po smundem ta le me gjat sepse nuk ndihem mir”
JOQ Albania: Ju lutemi që të ndërgjegjësoheni dhe të mos kryeni abort. E theksojmë që nuk ju ndihmojmë për të abortuar!!! Mund t’ju ndihmojmë ty edhe femijën per nevojat bazike.
25-vjeçarja: “nese un mbaj kte femij ai person me vret mua dhe femijen nuk mundem jam shum e renduar nk mundem….jam lidhur ne pem ne pyll nga ai person per 3 dit me rradh me kan shpetuar njerzit…gjithsesi ska problem un sjam perfituese qe t them dakort me ndihmoni nderkoh un sdua as buk as uj vetem te shpetoj nga ky siklet qe kam dhe tfilloj 1 pun kaq doja”

 

Share With:
Translate »
574 Views