Vrasja e adoleshentes shqiptare në Greqi, zbulohen mesazhet e fundit të 16-vjeçares

Autoritetet greke, pas hetimeve intensive kanë arritur që të zbërthejnë telefonin e 16 vjeçares shqiptare Maria Hyseni, e cila u gjet e vdekur pranë një kishe në Trikala të Greqisë.

Sipas gazetës greke “Protothema”, grupi hetimor ka zbuluar përmes qelizave të kartës SIM të telefonit të adoleshentes,  mesazhet e fundit të dërguara nga 16-vjeçarja pak përpara vdekjes.

E përditshmja greke shkruan se telefoni i vajzës është fiksuar nga antenat disa metra larg vendit ku u gjet e vdekur, ndërsa mesazhin e fundit ia kishte dërguar së motrës duke folur për problemet familjare.

Kamerat e sigurisë pranë kishës ku vajza u gjend e vdekur, kanë fiksuar momentin kur 16-vjeçarja është takuar me një polic me origjinë greke, i cili është konfirmuar se ishte personi i fundit që pati kontakt me të.

Policia greke ka deklaruar se të dhënat tregojnë që adoleshentja është vetëvrarë, por familjarët e 16-vjeçares këmbëngulin për një hetim të mirëfilltë, pasi dyshojnë se vajza e tyre është shtyrë nga lartësia duke pësuar vdekjen.

Share With:
Translate »
428 Views