Rritet përsëri ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19, 5 persona humbin jetën në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i rasteve të reja është rritur në krahasim me ditën e djeshme. Sot janë regjistruar 101 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

Për të katërtën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja.

Betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 119 qytetarë. Ndërsa numri i viktimave vijon të jetë i lartë. Sot kanë humbur jetën 5 pacientë si pasojë e koronavirusit: një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana.

Share With:
Translate »
495 Views