Një ditë në shkollë në kohë Covid-i, Kryeministri Rama njofton planin e qeverisë

Siç është mësuar, viti i ri shkollor, i cili do të nisë më 14 shtator, do të zhvillohet në kushte të tjera. Kryeministri Edi Rama, përmes një video-konference me drejtuesit e arsimit, përmendi disa nga rregullat e reja që do t’i shoqërojnë nxënësit dhe mësuesit gjatë gjithë vitit të ri shkollor.

Funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksionojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla do kenë 1 turn, 472 do jenë 2 turne dhe 183 shkolla kanë tre nënturne. Mësimi do të jetë 30 minuta, në klasa duhen respektuar rregullat dhe s’duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Për ata që do zhvillojnë mësim të kombinuar, javën e parë në shkollë dhe javën e dytë online, do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë.

Shtohen këtë vit detergjentët, maskat, alkooli, do ketë dhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës. Këta persona duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo për t’i pyetur formalisht, as për t’i shtuar presionin normal të kësaj pune por për t’i inkurajuar, frymëzuar dhe për t’iu gjendur pranë në çdo moment, duke siguruar informacion, por edhe garantuar shërbimet. Ankesat e këtij punonjësi duhet të ndiqen në kohë reale”,– tha ndër të tjera Rama.

Më 14 shtator nis zyrtarisht viti i ri shkollor për nxënësit e sistemit parauniversitar, të cilët duhet të ndjekin disa rregulla të reja nga momenti që hyjnë në godinën e shkollës.

Po si do të jetë një ditë mësimi sipas planit të ri të qeverisë:

– Çdo shkollë do të fillojë mësimin duke respektuar rregullat e reja:

– Matet temperatura në hyrje

– Maska nga klasa e parë në të pestë është e rekomandueshme dhe jo e detyrueshme. Pas klasës së 5 është e detyrueshme që të mbahet në çdo moment gjatë qëndrimit në shkollë.

– Përdoret dezinfektanti para hyrjes në derë

– Qëndrimi në korridore nuk lejohet, vetëm për arsye personale

– Është shtuar numri sanitareve për pastrim bankash e klasash menjëherë, pas mësimit

– Ndërkohë dhe bashkitë marrin masa për dezinfektimin total 2 herë në javë të çdo shkolle

– Çdo kat ka një përgjegjës

– Mësuesi dhe nxënësi ruan distancën 2 metra

– Distanca mes bankave apo nxënësve duhet të jetë 1.5 metra

– Në çdo kat ka dezinfektant

– Në çdo kat ka postera informues

– Në një bankë qëndron vetëm një nxënës

– Në shkollat që kanë mbingarkesë nxënësish, mësimi do bëhet me 2 ose 3 turne dhe mësimi për çdo lëndë do të zgjasë 30 minuta

– Mësimi jepet njëkohësisht edhe online nga klasa 1-12

– Buxheti i mjaftueshëm për shtimin e mësuesve

– Është bërë riorganizim i planit mësimor, dy javët e para ripërsëritje mësimore online

Share With:
Translate »
444 Views