Trump falenderon të bijën: E di që të kam vështirësuar jetën Ivanka!

Presidenti Donald Trump ka shfrytëzuar samitin e G20-ës në Hamburg për një falenderim të ndjerë ndaj vajzës së tij, Ivankës. Në një moment të rrallë, presidenti tha ditën e sotme gjatë fjalimeve në Gjermani se ai ishte krenar për vajzën e tij të madhe  “cdo ditë”. “Nëse ajo nuk do të ishte vajza ime do të ishte shumë më e lehtë për të,” u shpreh Trump- Kjo mund të jetë e vetmja gjë e keqe që ka në jetë, nëse doni ta dini të vërtetën”. Ky fjalim i sinqertë erdhi pasi numri një i Amerikës po fliste për fillimin e një fondi të ri sipërmarrësish nga gratë, i cili u iniciua nga Ivanka Trump. Ivanka Trump u zhvendos në Uashington për të punuar si këshilltare e lartë i babait të saj dhe është përballur me presion nga kritikët që shpresonin se ajo do të ishte në gjendje ta shtynte miratojë politika më të moderuara. Ajo është sulmuar ashpër në rrjetet sociale për arsyeje nga më të ndryshmet, shpesh të padrejta.

Share With:
Translate »
709 Views