Tronditet Gjermania, nëna vret 5 fëmijët në shtëpi dhe shkon hidhet përpara një treni
Një ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Gjermani.
Policia gjermane gjeti sot trupat e pesë fëmijëve në Solingen, një zonë afër Këln. Fëmijët janë të moshës nga 1-8 vjeç.
Mediat gjermane raportojnë se gjyshja e fëmijëve telefonoi policinë dhe i tha atyre se vajza e saj 27 vjeçe i ka vrarë.
Bruime për mediat i thanë agjencisë së lajmeve DPA se gruaja 27-vjeçare u hodh përpara një treni në Duseldorf, i cili ndodhet në veriperëndim të Solingen. Ajo mbijetoi med dëmtime serioze. Policia lokale ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm.
Nuk është e qartë se nga se vdiqën fëmijët, ndërsa hetimet po vijojnë.