E rëndë në Sarandë/ Ish-bashkëshorti mori kujdestarinë e vajzës, vetëhelmohet 37-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë. Një 37-vjeçare është vetëhelmuar.
Burime për “Abc News” kanë raportuar se shkak për këtë është bërë largimi i së bijës 12-vjeçare drejt Italisë. Pas divorcit, gjykata ia ka lënë ish-bashkëshortit kujdestarinë e vajzës.
37-vjeçarja është nisur me helikopter në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.