“46-vjeçari vinte shpesh te ne”, flet babai i vajzës së abuzuar në Pogradec

Rasti i 13-vjeçares së abuzuar seksualisht në fshatin Vërdovë të Pogradecit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditën e sotme. Ajo ishte abuzuar nga babai i shoqes së saj, një 46-vjeçar i quajtur Blerim Bizgjoni.

Së fundmi, i ati i të miturës ka dhënë një dëshmi për “Abc News” ku ka treguar se Bizgjoni shkonte shpesh në shtëpinë e tyre. Po ashtu ka shtuar se policia iu ka kërkuar që të mos kenë të bëjnë më me familjen e tij.

“Na thirrën në polici dhe na thanë që s’duhet të keni të bëni me atë familje. Mos bëni shumë dallavere dhe mbajeni derën mbyllur”, ka rrëfyer babai i vajzës.

Burimi: “Abc News”

Share With:
Translate »
370 Views