Prindërit dhe nxënësit duhet të plotësojnë çdo ditë këtë formular vetëdeklarimi

Detyrat e prindit në rregulloren anti-COVID janë të qarta. Ndër to sipas udhëzimeve të MSH-së dhe MASR-së thuhet se çdo prind duhet të plotësojë formularin e vetdeklarimi të shëndetit për fëmijën, por pa u futur në ambientet e shkollës.

Në rregulloren për masat anti-COVID në shkolla, prindi duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore, por nuk lejohet që të futet në ambientet e shkollës.

Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike tek mësuesi apo mësuesi kujdestar këtë rregullore. Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar. Në rast nevoje për komunikim me mësuesin, drejtuesi përdor komunikimin elektronik dhe në rastet e planifikuara takimet ballë për ballë. Në rastet e shoqërimit të fëmijës/fëmijëve në shkollë, nuk futet brenda mjedisit të shkollës për çfarëdo arsyeje që mund të paraqesë”, thuhet në udhëzimin mbi kujdesin dhe masat anti COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin akademik 2020-2021.

POROSITË PËR PRINDËRIT

Përveç drejtorëve e mësuesve që shpesh duhet të bëjnë rolin e “policit” për të mos lejuar devijimin nga protokolli i masave, edhe prindërit e fëmijëve ngarkohen me përgjegjësi ekstra.

Ministria e Arsimit ka bërë një video promocionale ku tregohet ekzaktësisht çfarë duhet të bëjë një prind shembullor në pesë ditë të javës.

Meraku i prindërve nuk do të jenë më librat e fletoret me vete, por maska e dezinfektanti. Te dera e shkollës prindi nënshkruan formularin ku deklaron se fëmija i tij nuk shfaq ndonjë shenjë të COVID, veprim që duhet ta bëjë çdo ditë.

Kujdesi i shtuar gjatë kësaj periudhe nga ana e çdo prindi, vetëm shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor”, shkruan ministrja e Arsimit, Besa Shahini, krah videos së postuar në rrjete sociale.

Ky që po ju paraqesim është një model i formularit të vetëdeklarimit të shëndetit.

Share With:
Translate »
1385 Views