Katy Perry shfaqet në publik për herë të parë pas lindjes, ja si duket këngëtarja!
Disa ditë më parë këngëtarja me famë botërore, Katy Perry solli në jetë vajzën e saj Daisy Dove.

Katy është shfaqur në publik për herë të parë që pas lindjes. Këngëtarja e cila nuk ka komplekse fare, është fotografuar teksa bën pazar.

Ylli i popit kishte veshur një fustan të gjerë ngjyrë ulliri me lule rozë dhe dukej mëse në formë.

Këtë periudhë ajo i është përkushtuar rritjes së vogëlushes së saj dhe ndaj nuk e kemi parë shpesh.


