Mozzik flet për këngën që ia dedikoi vajzës: E kam bërë bashkë me Loredanën
Gjatë kësaj vere, reperi nga Kosova, Mozzik, lançoi albumin e tij “MozzArt”, i cili u prit shumë mirë nga fansat e tij.
Në mesin e gjithë atyre këngëve, ajo që mori vëmendjen ishte “Hana”, një këngë të cilën reperi ia kushtuar vajzës.

Gjatë këngës, në mënyrë shumë të bukur, Mozzik tregon për momentin kur mësoi se është bërë baba dhe si i ka ndryshuar jeta pas ardhjes në jetës të Hanës.

Së fundmi reperi ka dhënë një intervistë në Kosovë, ku është shprehur se kënga “Hana” është e preferuara e Loredanës. Kënga është punuar kur ata të dy ishin akoma bashkë she Hana ishte vetwm 2 muajshe atëherë.
“Kënga është punuar kur ajo ka qenë pjesë e jetës time, edhe pse është akoma nëna e vajzës time, këngën e kam punuar kur kam qenë bashkë me të në studio, e kemi punuar bashkë, madje ajo e do shumë këtë këngë”, është shprehur reperi 24-vjeçar.

Kënga “Hana”, është publikuar në 31 korrik pa videoklip, mirëpo numëron mbi 5 milionë klikime në You Tube.