Ermali dhe Ami shoqërojnë Joelin ditën e parë të shkollës: Sa kam qarë…

Ditën e sotme nisi viti i ri shkollor për të gjithë nxënësit në vend, mes tyre edhe për Joelin, vogëlushin e Ermalit dhe Amit. Çifti shumë i dashur për publikun e shoqëroi vogëlushin në ditën e parë shumë të rëndësishme dhe plot emocion për Joelin.

Ermali publikoi dy foto nga dita e parë e shkollës për Joelin dhe shkroi se ai kur ishte në moshën e të birit, ka qarë shumë. Në fto Joeli shfaqet me uniformën e shkollës dhe me buqetë me lule në duar.

“Dita e parë e shkollës sot. Mbaj mënd sa kam qarë unë kur isha sa Joeli.
Këtu te shkolla Joelit nuk të linin të qaje… As mamatë nuk i linin…

Mbetëm shumë të kënaqur me përgatitjet që stafi dhe drejtuesit e huaj kanë ndërmarrë në këtë vit të veçantë.

Ndihemi me fat që në Tiranën tonë mundësohet arsimim i standardeve më të larta britanike.

Suksese gjithë nxënësve që filluan sot rrugëtimin e dijes…”, shkruan Ermali.

Share With:
Translate »
1681 Views