Bes Kallaku publikon foton e rrallë nga dita e parë e shkollës dhe me siguri do e keni shumë të vështirë ta njihni

Rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës i ka bërë të gjithë nostalgjikë dhe i ka kthyer pas në vitet më të bukura. Sot Instagrami është mbushur me foto të fëmijëve dhe kujtime të të rriturve nga kohët e shkuara.

Bes Kallaku është një nga nostalgjikët që ka sjellë në mendje ditën e tij të parë në shkollë. Aktori i humorit ka postuar në rrjete sociale një foto shumë të veçantë nga klasa e parë, në të cilën ai shihet përkrah miqve të asaj kohe. Ai ka treguar se fotografia është shkrepur në Fushë Krujë dhe të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen imazhi çamarrok i Besit.

Urime ditën e parë të shkollës së gjithë atyre dashurive që ulen pr herë të parë në bankat e shkollës. At Zef Pllumi thoshte që këtij populli i duhet ndërruar truni, e truni ndërrohet vetëm me arsimim dhe shkollim. (Foto nga dita e parë e shkollës në Fushë Krujë). Zoti ju rujt!”, ka shkruar Kallaku.

Disa prej fansave e kanë pasur të vështirë ta njohin në fillim aktorin, ndërsa të tjerërve u ka bërë çudi veshja e tij me këmishë policie.

Share With:
Translate »



202 Views