Kush është Evis Kushi, ministrja e re e arsimit!
Evis Kushi, ka lindur në Elbasan. Ajo ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi gjatë viteve 1993-1997.

Për një periudhë kokore prej 5 vjetësh, ajo është specializuar në Mbretërinë e Bashkuar, në Ekonomiks Turizëm. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 për qarkun e Elbasanit.