Rezarta i ruan kujtimin më fantastik Herës për ditën e parë të shkollës

Sot ka nisur viti i ri shkollor dhe shumë fëmijë i janë drejtuar për herë të parë bankave të shkollës, me emocionet e fillimit të përziera me frikën e prindërve për shkak të situatës së Covid-19.

Një prej fëmijëve që nis sot shkollën është edhe Hera, vogëlushja e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës.

Në këtë ditë speciale, ajo është shoqëruar nga të dy prindërit për në shkollë dhe ky moment s’mund t’i shpëtonte Rezartës pa realizuar një super video.

Ajo ka ruajtur momentin emocionues të kësaj dite, duke shkruar krahas videos së publikuar fjalët më të veçanta për Herën.

“Te duam aq shume sa nuk e dinim qe shpirti mund te donte. Gezuar diten e 1 te shkolles bebja jone, mami dhe babi nuk mund te enderronin me bukur sesa zoti i dhuroj❤️???”- janë fjalët e këngëtares krahas videos.

Share With:
Translate »
920 Views