Fansat nuk dinë ç’të mendojnë, Kourtney dhe Scott mendojnë të sjellin në jetë fëmijën e tyre të katërt
Familja Kardashian-Jenner ka surprizuar gjithmonë me ndodhitë e saj. Pak ditë më parë u zbulua se seriali i tyre do të ndërpritej, ndërsa së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se një shtatzëni është rrugës.
Sipas tyre ish-çifti, Kourtney dhe Scott kanë menduar të sjellin në jetë një fëmijë tjetër, pavarësisht gjithë momenteve që kanë kaluar deri më tani.
Ky lajm i ka surprizuar ndjekësit, ndonëse ata kanë dyshuar prej kohësh se dyshja janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Scott i dha fund lidhjes me Sofia Richie dhe u pa edhe më shumë në shoqërinë e mamasë së 3 fëmijëve të tij, Kourtney Kardashian.