“Koha dhe emocionet kanë tjetër vlerë”, moderatorja e njohur tregon se gjithçka ka ndryshuar që prej këtij momenti

9 muaj më parë, moderatorja e njohur, Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë me një vajzë, të cilën vendosi ta quajë Hana. Bruna u mundua ta mbajë të fshehtë identitetin e vajzës, të cilin e zbuloi pak kohë më parë. Së fundmi moderatorja ka ndarë një nga pozat më të ëmbla të vajzës, duke treguar emocionet sot që ajo mbush 9-muajsh.

“Sot drita ime #HANAIME ben 9 muaj. Kjo eshte foto e Hanes bebushe e sapolindur. Prej kesaj dite koha dhe emocionet kane nje tjeter vlere. Dashuri pa kushte, pa fund, pa mase #babyhana”, ka shkruar Lahe në postimin e fundit në rrjetet sociale.

Me siguri Bruna është duke përjetuar momentet më të bukura që pasi u bë nënë për herë të parë me një vajzë, e cila i ka dhënë ngjyra të tjera jetës së saj.

Share With:



86 Views