Degradon debati, Trump i kujton kundërshtarit djalin e vdekur nga droga
Trump i kujtoi djemtë e tij dhe favoret që ata kishin përfituar gjatë kohës që babai Biden ishte zv.president. Ai i quajti humbës pinjollët e Biden, kurse ky i fundit e kundërshtoi duke e quajtur kloun e duke renditur gjithë arritjet e djalit të tij të vdekur, Beau Biden.
Trump e mohoi t`i ishte referuar Beau. Ai u shpreh se nuk e njihte fare djalin e vdekur të Biden, por i referohej Hunter, djalit të vogël të tij të vogël. Trump i kujtoi problemet e tij me drogën, kurse Biden u shpreh se Hunter i ka lënë pas ato kohë dhe tashmë është krenar për të.
Biden, gjatë diskutimit, e ka akuzuar Trump se ka përfituar nga pozicioni i tij për të mos paguar shumë taksa. Sipas Biden, Trump ka paguar më pak taksa se një mësues.
“Ti je presidenti më i keq që Amerika ka pasur ndonjëherë”, i është drejtuar Joe Biden.
Zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të mbahen në 3 nëntor të këtij viti.