Chiara Ferragni si Madonna, irritohen të krishterët. Ankohen te Papa

Një ndër vajzat më influencuese, në Itali, por jo vetëm, Chiara Ferragni, është akuzuar për blasfemi. Shoqata e konsumatorëve e ka akuzuar atë, marrë shkas nga një pikturë në të cilën Ferragni shfaqet si Madonna. Piktura e shenjtë, i përket vitit 1600, punuar nga Giovanni Battista Salvi.

Chiara Ferragni si Madonna, irritohen të krishterët. Ankohen te Papa

Ajo është ripunuar nga Francesco Vezzoli, një nga artistët më të vlerësuar bashkëkohorë, për numrin e revistës, Vanity Fair. Edhe emra të tjerë të njohur kanë bërë më parë të njëjtë gjë, që nga Maria de Filippi te Barbara d’Urso.

Chiara Ferragni si Madonna, irritohen të krishterët. Ankohen te Papa

Por Ferragni akuzohet se po shfrytëzon imazhin e Madonës dhe fesë për qëllime përfitimi.

“Nuk është një provokim, por një mungesë serioze respekti për të krishterët, për të gjithë botën fetare dhe për artin në përgjithësi. Ky është shfrytëzim i padenjë i figurës së krishterë”, thuhet në ankesën që është dërguar deri te Papa.

Share With:
Translate »
386 Views