Arsyeja prekëse pse Cristiano Ronaldo nuk pi alkool
Kur Cristiano Ronaldo feston një titull, ai do t’i bëjë të gjitha llojet e gjërave, përveç NJËRËS: NUK PI ALKOOL. Sipas “Oh My Goal”, ylli portugez nuk ka prekur kurrë një gotë alkooli me dorë, edhe kur situatat mund ta kenë kërkuar diçka të tillë. Pas një titulli, ndërsa shampanja rrjedh lumë mes futbollistësh, CR7 është më shpesh i lumtur të pijë një gotë ujë. Ndërsa kjo e mban atë në gjendje kulmore fizike, Cristiano Ronaldo nuk pi alkool për shkak të babait të tij. Ai vdiq nga kanceri i mëlçisë, si pasojë e abuzimit me alkoolin. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte shpesh i pafuqishëm, kur u përball me problemin e babait të tij, që nuk hiqte dorë nga pija. Ai e refuzoi ndihmën e djalit të tij dhe pati fund tragjik. E kundërta ndodhi me vëllain, të cilin CR7 e nxori nga rruga e alkoolit dhe tani bën një jetë shumë të mirë, larg veseve. Është e rrallë që një futbollist të mos pijë fare alkool dhe kjo meriton respekt.
