Adelina Tahiri shtatzënë për herë të dytë? Ja fotoja që i bëri të gjithë të dyshojnë

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri gëzon prej kohësh një martesë të lumtur me milionerin maqedonas, Serjoza Markov. Dyshja janë prindër të një djali, të cilit i kanë vendosur emrin Joni.

Së fundmi, në rrjet po përflitet se Adelina është në pritje të ëmbël dhe së shpejti Joni do të bëhet me një vëlla ose motër të vogël. Shkak për këtë aludime është bërë një foto e publikuar nga këngëtarja në rrjete sociale.

Ajo shfaqet e veshur me një bluzë të gjerë dhe duket sikur po përpiqet të mbulojë barkun. Ndjekësit kanë nxituar ta pyesin nëse po bëhet nënë sërish, mirëpo Adelina nuk është përgjigjur ende.

Share With:
Translate »
662 Views