Paraliza cerebrale dhe epilepsia nuk e ndaluan 8-vjeçarin të merrte pjesë në maratonë
Guximi dhe dëshira për të ecur përpara ndonjëherë janë aq të forta sa të bëjnë mos marrësh parasysh asnjë problem dhe vështirësi që të del në rrugë.
Dylan është vetëm tetë vjeç dhe guximi që ai ka është vërtet për t’u admiruar. Ai ka paralizë cerebrale dhe epilepsi, mirëpo kjo gjën uk e ndaloi atë që të merrte pjesë në një maratonë në ndihmë të bujtinës.
I pyetur nga gazetarët të cilët ishin të pranishëm Dylan shprehet se është mjaf i lumtur që ka marrë pjesë në këtë aktivitet dhe se është gati për më shumë sfida të tjera.



