Sara dhe Lori Hoxha nuk ishin në baby shower e Sarës, por i bënë asaj një dhuratë tepër të bukur!

Ditën e djeshme Sara dhe Ledri organizuan në oborrin e shtëpisë së tyre një super baby shower për të voglën që do të vijë shumë shpejt në jetë. Në festën e madhe nuk kanë munguar mikeshat e famshme të Sarës, si Kida, Dhurata Dora, Ariana Fejzullahu etj.

Si duket të ftuara kanë qenë edhe Sara dhe Lori Hoxha, që nuk kanë mundur të jenë të pranishme, por gjithsesi nuk kanë harruar t’i dërgojnë asaj një dhuratë.

Mamaja e ardhshme ka ndarë pak minuta më parë një story në Instagram, ku shihet një tufë me lule, duke na zbuluar se janë pikërisht nga dy motrat. Sakaq, në shënim thuhet:

Sar! Po të japim dashuri nga larg. Do jesh mami më e mirë. Vetëm dije se do kesh Sarën pranë për çdo këshillë për bebushen dhe Lorin kur të kesh nevojë për të dalë dhe kaluar bukur.

Festa zgjati shumë ditën e djeshme, me muzikë e karaoke, valle e momente qesharake të pafundme.

I gjithë oborri i shtëpisë ishte dekoruar me ngjyrat e tokës dhe ranë në sy tullumbacet e bardha.

Sara kishte veshur edhe vetë një fustan me po të njëjtën ngjyrë si dekori, ku sigurisht bie në sy barku i rrumbullakosur. Në festë nuk kishte si të mungonte edhe nëna e Ledrit, Xheraldina, e cila e ka shijuar në maksimum atmosferën duke dëshmuar se do të jetë një gjyshe shumë “cool”.

Ledri dhe Sara ju kanë lënë të ftuarve edhe një tabelë me data, për të gjetur se kur mundet të vijë në jetë e vogla.

Share With:
Translate »
16488 Views