Dy viktima nga koronavirusi në Korçë dhe Tiranë. Shpërndarja gjeografike ku u zbuluan rastet me të infektuar
167 raste të reja me Covid-10 dhe dy humbje jete.
Ky është bilanci i pandemisë në vendin tone gjatë 24 orëve të fundit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja:
90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 932 testime, ndërsa kanë fituar betejën me Covid-19 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
COVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 167
Të shëruar ne 24 orë 89
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 932
Testime totale 96743
Raste pozitive 15066
Raste të shëruara 9304
Raste Aktive 5349
Humbje jete 413
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2779
Durrës 564
Shkodër 398
Korçë 274
Lezhë 266
Elbasan 224
Fier 231
Vlorë 191
Kukës 147
Berat 138
Dibër 78
Gjirokastër 59