Brenda karantinës së Harry-t dhe Meghan-it
Harry dhe Meghan kanë folur për herë të parë për ditët e tyre të karantinës. Edhe ata u izoluan si gjithë bota, por nuk e ndjenë shumë mbylljen mes katër mureve. Meghan tregon se kanë shfrytëzuar në maksimum oborrin e madh të shtëpisë në Santa Barbara, aty ka hedhur Archie hapat e parë.
Ata rrëfejnë se Archie i adhuron cicërimat e zogjve.
Kurse terapia e mirë për Harry-n ka qenë meditimi, diçka që s`kishte menduar kurrë se do ta bënte.
“Meditimi është shumë i rëndësishëm. Unë kurrë nuk e kisha menduar se do të isha personi që do ta bëja këtë”, tha Harry.
Meghan thotë se ndihet me fat që nuk e përjetuan keq izolimin si shumë njerëz që patën edhe probleme të shëndetit mendor.