Sezoni i 4-të i ‘The Crown’ po vjen në Netflix. Në trailer edhe Princeshë Diana shtatzënë
Sezoni i katërt i “The Crown” do të jetë publik në 15 nëntor në Netflix. Ai do të vijojë rrëfimin e ngjarjeve brenda Pallatit Mbretëror të Anglisë së viteve `70.
Princi Charles, në radhë për fronin do të njohë Diana Spencer dhe do të martohet me të në 1981-shin.
Traileri i sezonit të ri shfaq mes të tjerësh edhe Lady Diana-n. Roli i saj do të luhet nga aktorja 24-vjeçare Emma Corrin.



Në rrjet po qarkullojnë edhe disa foto nga xhirimet ku shfaqet Diana (që luhet me Emma) me William në krahët e saj dhe Harry-n në bark.