Shifra absurde sa pagoi Victoria Beckham për një prerje flokësh për vajzën e saj 9 vjeçe
Është vajza e një prej dizajnueseve dhe ikonave të modës, por në këtë rast nuk po flasim për çmimin e veshjes së saj, po sesa paguan Victoria Beckham për një model të ri flokësh për vajzën e saj.
46-vjeçarja pagoi për prerjen e flokëve dhe krehjen e Harper, 9 vjeçe, një shumë prej 360 paund, sipas faqes së sallonit të bukurisë.

Mediat britanike që publikuan lajmin, tentuan të kontaktonin edhe me përfaqësuesit e Victoria-s, por nuk reaguan. Ndërkohë ky lajm vjen pas raportimeve se Victoria i ka dhënë këshilla mikes së saj Meghan Markle, sesi t’i përballonte kritikat.

Burime thanë për revistën ‘Closer’ se, “Victoria gjithmonë ka përfituar ngaqë ka treguar në publik anën e saj të vërtetë dhe i ka këshilluar Dukeshës që të bëjë të njëjtën gjë”./ Burimi The Sun