Rrëfehet Rudina Hajdari/ Çfarë i thotë vajza kur e shikon duke bërtitur në Parlament

Si rrallëherë më parë, deputetja Rudina Hajdari ka folur për vajzën e saj të vogël në një emision.

Hajdari tregoi se si reagon vajza e saj kur e shikon në televizor duke bërtitur. Deputetja tha në “Fit Station” se fjalën Parlament e përmend shpesh, ndërsa ndonjëherë e imiton.

Vajza e ish-liderit të Lëvizjes Dhjetor ’90 rrëfeu se vajza i thotë se duket shumë e bukur kur është agresive.

Padyshim tani e ka kuptuar që unë punoj diku në Parlament edhe e përmend fjalën Parlament shpesh, si duket edhe nga shoqëria, nga njerëzit që takon apo edhe nga familja ime, ndonjëherë edhe më imiton, kështu është një gjë shumë e bukur. Po më imiton edhe kur jam me nerva, dhe thotë mami dukesh shumë e bukur kur je agresive”, u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
383 Views