Momenti emocionues kur nëna dëgjon rrahjet e zemrës së djalit të vdekur
Becky Turney rezervoi në karrige të zbrazët në dasmën së saj javën e kaluar në kujtim të djalit të saj Triston Green që humbi jetën dy vite më parë. Por ajo nuk e kishte menduar kurrë se do të ndjente praninë e Triston nëpërmjet një mysafiri të papritur: Djali që bëri transplant zemrën e tij. Pasi 19-vjeçari vdiq, zemra e tij iu dhurua Jacob Kilby, i lindur me defekt në zemër. Bashkëshorti i Becky kishte planifikuar një mënyrë që Triston të ishte në dasmën e mamasë së tij duke ftuar Jacob në ceremoni. Dhe natyrisht së bashku me të erdhi dhe zemra e Tristonit. nAi e kishte mbajtur të fshehur 20-vjeçarin nga bashkëshortja e tij deri pak çaste para fillimit të ceremonisë. Kilby dhe Becky kishin shkëmbyer mesazhe në internet dhe një telefonatë në ditëlindjen e saj por kurrë nuk ishin takuar personalisht, deri të premten. Kur pa Jakob, Becky u emocionua shumë dhe ky ishte momenti më i lumtur në jetën e saj. Fotot e takimit të tyre janë publikuar në internet nga , Love Adventured LLC dhe janë bërë virale në internet. Në një foto shikohet Becky duke dëgjuar zemrën e djalit të saj me stetoskop.