Fansat, të bindur se Afërdita Dreshaj nuk është shtatzënë. A po gënjen modelja?!

Afërdita Dreshaj është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe modelja duket më e lumtur se kurrë. Çifti janë në pritje të një djali, por fansat e kanë problemin diku tjetër.

Afërdita ruan thuajse të njejtat forma fizike dhe në fotot që publikon, vështirë se mund të flasësh për bark të rrumbullakosur. Kështu, komenti më i shpeshtë në rrjet është: “Nuk dukesh fare si shtatzënë!” Megjithatë, ka dhe nga ata të cilët janë tepërt të sigurt për një ‘teori konspirative’. Modelja ka postuar mesazhen e një ndjekëse, e cila shkruan: “Ti veç shtatzënë s’je, rrena të kota shet, ama në fund veten gënjen…kalo mirë!!” Afërdita mesa duket është argëtuar jo pak me këtë mesazh, duke shtuar: “Ka edhe DM të tilla”.

Pra, le të themi se rubrika ‘unë di më shumë për ty se sa ti vetë’, këtë herë kaloi në një tjetër nivel. Afërdita do të sjellë në jetë vogëlushin, e për disa nuk do të jetë e besueshme deri sa të shohin provën e gjallë: foton e saj me barkun e rrumbullakosur! Shumë halle kemi si popull, në përgjithësi…

Share With:
Translate »
500 Views