Mes lotësh dhe emocionesh, Lei Kraja flet për divorcin e prindërve: M’u duk si fundi i botës…

Puntata e radhës në programin e së dielës ‘N’fermë’, ka bërë bashkë Arlinda Dudaj, Lei Krajën, Renis Gjokën dhe Orgesa Zaimin në një ditë plot aventura në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku u është dashur të pastrojnë të gjithë fermën që kanë vizituar.
Mes punëve të ndryshme që secili nga të ftuarit ka bërë, ka dalluar një moment prekës i moderatores së njohur sportive, Lei Kraja, e cila ka treguar për herë të parë ndarjen e prindërve të saj.
Mes lotësh Lei ka treguar se e ka përjetuar shumë keq këtë moment, mbase sepse ka qenë fëmija më i madh i familjes. Ajo ka treguar se u mërzit shumë dhe se ky moment iu duk si fundi i botës, ndonëse tashmë mendon se është normale që dy njerëz të ndahen.
Pas këtyre emocioneve, nuk kanë munguar dhe të qeshurat e gjithë grupit teksa u është dashur të kryejnë më së miri punët e tyre.
‘N’fermë’ bën bashkë çdo javë personazhe të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar, të cilët së bashku me gazetarin Ervin Kurti vizitojnë destinacione të ndryshme të vendit duke sjellë përpara teleshikuesve një anë tjetër të tyre.

 

Share With:
Translate »
452 Views