Rëndohet situata nga Covid-19 në 24 orët e fundit, rriten numri i vdekjeve

327 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa 9 pacientë kanë ndërruar jetë: 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se në dy spitalet Covid janë të shtruar 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.

COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 327
Të shëruar ne 24 orë 57
Të shtruar në spitale 293

Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1472

Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,202
Raste të shëruara 11,246
Raste Aktive 9,438
Humbje jete 518.

Share With:
Translate »
356 Views