U bë baba për herë të parë, multi-milioneri italian i bën pritjen madhështore të bijës
Pak ditë më parë multimilioneri italian Gianluca Vacchi dhe partnerja e tij, modelja Sharon Fonseca u bënë prindër për herë të parë. Çifti vendosi ta quajë vogëlushen Blu Jerusalema.

Vacchi organizoi një festë madhështore për të mirëpritur të bijën në shtëpi. Ai publikoi një video ku shihen tollumbaca, arusha dhe elefantë në oborrin e vilës së tyre.

Punëtorët dhe shërbyesit e çiftit duartrokasin të emocionuar për ardhjen e pjesëtares së re të familjes, Blu Jerusalema ndërsa Sharon nuk i mban dot lotët.
“Mirë se erdhe princeshë. Të duam shumë ”- shkruan Gianluca në postimin e tij.

Ky është fëmija i parë për Gianluca Vacchin, një manjat biznesi, i njohur për publikun falë videove që ai poston në rrjete sociale ku tregon jetën luksoze, i rrethuar gjithmonë me femra.

Partnerja e tij, Sharon Fonseca është modele, gazetare dhe blogere. Ajo është 25 vjeç dhe nga Venezuela.




