Nga një ‘follow’ tek një bebe, Kledi Bahiti rrëfehet për herë të parë

Kompozitori, Kledi Bahiti ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin së bashku me partneren e tij, moderatoren sportive, Pejana Elezi. Dyshja ka rrëfyer për herë të parë se si nisi historia e tyre të dashurisë e deri tek ardhja në jetë e bebit.

Gjithçka mes tyre kishe nisur me një ‘follow request’ nga Pejana në ‘Instagram’, moment pas të cilit Kledi vendosi t’i shkruajë, duke i dërguar shenjën e një birre dhe luleje. Më pas dyshja u takuan dhe nisën të kalonin shumë kohë me njëri-tjetrin pasi kuptoheshin mirë.

Ndonëse ardhja e një fëmije në jetë kishte qenë e menduar, momentin e parë kur Kledi mori vesh lajmin nuk e mohoi se u trondit paksa. Megjithatë me ndihmën e shokëve që tashmë janë prindër, Kledi e superoi këtë situatë dhe tregoi se ka qenë gjatë gjithë shtatzënisë pranë Pejanës në çdo vizitë dhe kontroll.

Kledi dhe Pejana treguan se kanë vetëm 1 vit e gjysmë bashkë, por koha nuk ka qenë kurrë një problem mes tyre sepse që prej momentit që u dashuruan e kuptuan se do të ishin gjithmonë bashkë.

Share With:
Translate »
390 Views