Renato Doko me lot në sy: Tani e ndjej më shumë mungesën e babit

Tani rrjetet sociale janë mënyra e duhur për të promovuar biznesin, aktivitetin  dhe talentin që ke. Një ndër ta është dhe Renato Doko, i cili ka arritur një sukses të madh falë humorit të tij.

Është e pamundur që ndonjëri nga ju të ketë hyre në Instagram dhe të mos ketë qeshur me videot e tij.  Renaton gjithmonë e shohim të lumtur dhe duke përcjellë pozitivitet të të tjerët, mirëpo dhe ai mbart trishtime dhe humbje të mëdha nga e kaluara.

Në moshën 13 vjeçare Renato ka humbur babain e tij dhe asnjëherë nuk ka preferuar të flasë mbi këtë temë. I ftuar në emisionin Shoëbiz në Rtv Ora ai është shprehur se mungesën e tij po e ndjen tani që është rritur pasi atëhere ka qenë thjesht fëmijë dhe nuk e ka përjetuar shumë.

“Kur kam humbur babin kam qenë në një moshë të vogël, vetëm 13-14 vjeç dhe e kam kaluar si fëmijë.  Tani po e ndjej më shumë atë mungesën e babit.”– thotë Renato i përlotur.

Share With:
Translate »
490 Views