Nëse Afërdita nuk do e tregonte, të gjithë do mendonit se ajo është në muajt e parë të shtatzënisë
Falë stërvitjes sistematike, këngëtarja Afërdita Dreshaj ka arritur të ruajë po të njëjtat linja si të ishte në muajt e parë të shtatzënisë.
Pak minuta më parë, Dreshaj ka ndarë një foto duke zbuluar barkun e rrumbullakosur në muajin e 6-të të pritjes së ëmbël. Nëse Afërdita nuk do të tregonte muajin e pritjes, shumë do të mendonin se këngëtarja është në muajin e 3-të.
Dreshaj ka pohuar në llogarinë e saj se vazhdon të stërvitet rregullisht duke ndjekur edhe këshillat e mjekut, duke thyer edhe tabutë se gjatë muajve të shtatzënisë nuk duhet të ngresh pesha të renda, apo duhet të masësh çdo hap që hedh.
Afërdita dhe Jakub e dhanë lajmin e bukur me një video në llogarinë e tyre, ku zbuluan dhe gjininë e bebit, ndërsa gjatë këtyre javëve kanë ndarë momente të ndryshme duke shijuar gjithë ditët e pritjes së ëmbël së bashku.
