Britney Spears kërkon “të shpëtojë” nga i ati

Prej kohësh Britney Spears nuk vendos vetë për veten. Kujdestarinë e ka marrë babai i saj për shkak të disa problemeve psikologjike që këngëtarja pati. Së fundmi ka hequr totalisht dorë nga karriera, derisa babai t’i rikthejë të drejtën për të vendosur për veten.
Dëshira e Britney Spears për të qenë e lirë nga roli i babait të saj në jetën e saj mbetet në harresë pas një seance tjetër gjyqësore në Los Angeles, e mbyllur për mediat dhe publikun.

Ai ka luftuar me forcë, duke argumentuar në proceset gjyqësore se vajza e tij, 38-vjeçare, ende nuk është e gatshme të rifillojë drejtimin e jetës së saj, karrierës dhe çështjeve financiare. Avokatin e saj, Samuel Ingham ka thënë:
“Klientja ime më ka informuar se ajo ka frikë nga babai i saj. Ajo nuk do të interpretojë përsëri nëse babai i saj do të vazhdojë të jetë përgjegjës për karrierën.”

Seanca e fundit daton në vitin 2008, kur Spears u vendos nën kontrollin e babait, për shkak të një çrregullimi mendor. Si rrjedhojë ajo humbi dhe kujdestarinë e dy djemve të saj si dhe bashkëshortin, Kevin Federline.

Gjykatësja tha se do t’i marrë parasysh ankesat e ardhshme për shkarkimin ose largimin e tij të plotë. Ndërkohë, me kërkesë të vetë Britney-t, kompania financiare Bessemer Trust do të ketë kujdestari të përbashkët me babanë e këngëtares. Britney thotë se me të atin nuk flasin prej një kohe të gjatë. Ekipi i juristëve te tij pretendojnë se kur Jamie e mori këtë pozicion, vajza e tij luftonte me humbje milionadollarëshe nëpër procese gjyqësore, por pas ndërhyrjes që ai bëri, sot biznesi i saj vlen 60 milionë dollarë.

Beteja ligjore u zhvillua në sfondin e lëvizjes “Free Britney” -, nismë e një grupi adhuruesish, të cilët besojnë se Spears po mbahet e burgosur nga babai i saj dhe të tjerë.

Share With:
Translate »
433 Views